Deputeti i VV’së, Haki Abazi, me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se një epokë e re po fillon për qytetarët e Kosovës.
“Epokë e re ka filluar sot në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.
“Republika po ju kthehet qytetarëve dhe shteti dhe institucionet do të janë në sherbim të interesave të tyre”
“Urime të gjithëve”, shtoi Abazi.
Ndryshe sot është konstituar Kuvendi i Kosovës dhe është zgjedhur kryesia e re e këtij institucioni.