Live

A do të përfshihet ShBA direkt në dialog? – Grenell del me një reagim

18:33 / 21 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë një shkrim pasi Kosova dhe Serbia nuk u pajtuan në takimin trilateral në Bruksel, për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave.

Ish-ambasadori amerikan në Berlin tha se “do të marr gjërat që nuk kanë ndodhur në administratën Trump për 500 dollarë”.

“Lidershipi amerikan”, shkroi ai, duke mos shtuar asgjë tjetër se nëse duhet të përfshihet edhe ShBA-ja në mënyrë direkte në dialogun Kosovë-Serbi.

Kështu theksoi ai në rrjetin e tij social ‘Twitter’, teksa shpërndau lajmin se Kosova dhe Serbia dështuan të arrijnë marrëveshje, në takimin që zgjati disa orë në Bruksel.

Shpërndaje në

U Kopjua