Live

A përzihet politika në FFK? – flet Agim Ademi

22:23 / 17 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë ekskluzive për kosovalive.net në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, ka folur në lidhje me ndikimet politike në futboll. Ai u shprehë se nuk do të lejoj asnjëherë përzirjen e politikës në futboll.

“Ne me politikën duhet të jemi në koordinim, unë jam institucionalist dhe i respektoj. Unë i respektoj institucionet dhe nuk lejoj ndërhyrje në futboll, kushdo që të jetë nuk lejoj asnjë ndërhyrje në futboll. Përderisa ne jemi OJQ, nuk shfrytëzojmë asnjë cent të buxhetit shtetëror, bile kontribuojmë në atë punë. Ne të ardhurat i kemi nga UEFA, FIFA dhe sponzorët tanë. Po e potencoj edhe njëherë nuk e marrmi asnjë cent të buxhetit të shtetit”, u shpreh Ademi.

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua