Live

AAK: Kryeministri sot ua uli dinjitetin dhe i poshtëroi zyrtarët publikë

12:20 / 01 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Për vlerën e koeficientit e cila është publikuar sot e që do të jetë 105 euro ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Ajo, ka shkruar se kryeministri Kurti sot ua uli dinjitetin, i poshtëroi dhe luajti lojë të pistë me zyrtarët publikë.

Postimi i saj i plotë:

Sot, kryeministri ka fy rëndë zyrtarët publikë, ua uli dinjitetin, i poshtëroi, luajti lojë të pistë e psiqike këto muaj duke mbajtur fshehur një koeficient kaq skandaloz.

Koha jote po përfundon kryeministër për të mos u kthyer kurrë më.

Sepse populli sheh, populli ndëshkon!

Shpërndaje në

U Kopjua