Live

AAK vazhdon zgjerimin në Gjermani, Haradinaj: Jemi alternativa e vetme dhe më seriozja për mërgatën shqiptare

21:20 / 16 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në disa aktivitete të organizuara nga bashkatdhetarët dhe nga dega e AAK-së për Gjermani.

Haradinaj ka thënë se AAK është bërë adresë serioze për secilin bashkatdhetar.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Gjermani e drejtuar nga Ukë Blakaj është bërë adresë serioze për secilin bashkatdhetar. Aleanca në përbërjen e saj në Gjermani ka njerëz me vlera të jashtëzakonshme, të dëshmuar në fusha të ndryshme me sukseset e tyre. Kjo punë e arritur po shndërrohet në sukses të përbashkët për shtepinë tonë, Aleancën”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Gjermani e drejtuar nga Ukë Blakaj është bërë adresë serioze për secilin bashkatdhetar. Aleanca në përbërjen e saj në Gjermani ka njerëz me vlera të jashtëzakonshme, të dëshmuar në fusha të ndryshme me sukseset e tyre. Kjo punë e arritur po shndërrohet në sukses të përbashkët për shtepinë tonë, Aleancën.

Mbështetja masovike për Aleancën në mërgatë u vërtetua edhe sot në takimin që zhvillova me bashkatdhetarë në Baden-Württemberg të Gjermanisë.

Në këtë takim ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i AAK-së për Republikën e Baden-Württemberg, Hamëz Agaj, u formua nëndega për Pforzheim të Baden-Württemberg, me ç’rast u zgjodhën organet drejtuese të saj.

Aleanca në Gjermani, në Zvicër, Austri e kudo që jetojnë shqiptarët, po rritet dhe fuqizohet çdo ditë, kjo falë bashkatdhetarëve që janë pjesë e jona e që kanë krijuar emër qoftë në biznes, kulturë, sport, në administratë shtetërore e kudo tjetër. Aleanca po dëshmohet si alternativa e vetme dhe më seriozja për mërgatën shqiptare.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...