Live

Abazi: Kurti frikësohet se dua ta rrëzoj Qeverinë, por nuk bëhem cak për dështimet epokale

10:22 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Haki Abazi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, në një konferencë për media të enjten ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka vendosur ta shkarkojë nga posti i kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Sipas tij, arsye për këtë vendim është që “kryeministri mendon se do të bëhet pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë”.

Ai ka shtuar nuk është për rrëzim të Qeverisë, por ka thënë se nuk dëshiron të bëhet cak i askujt për “dështimet epokale të dy vjetëve të fundit”.


“Sigurisht, kureshtja sot është për arsyen që ka sjellë deri tek urdhri nga kryeministri Kurti për shkarkimin tim. Mendoj çështja kryesore është këtu se z. Kurti mendon se unë do të hidhërohem shumë dhe do të bëhem pjesë e atyre që do ta rrëzojnë nga qeveria. Z. Kurti që dy vite është në kërkim të atyre që dojnë ta rrëzojnë nga Qeveria. Unë nuk jam votë kundër e Qeverisë Kurti. Kemi këtë kombinacion politik në Kosovë: Opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti, nuk ka më Grenell, Escobar nuk është njeriu që mund të krahasohet me Grenell, është në Administratën Biden, asnjë interes të vetëm nuk ka racional që ta rrëzojë Qeverinë Kurti. As unë, e asnjë deputet i VV-së nuk është i interesuar të rrëzojë Qeverinë Kurti”, ka thënë Abazi.

Shpërndaje në

U Kopjua