Live

Abazi me deklaratë të fortë: Brenda VV-së ka dhjetëra deputetë të pakënaqur

21:48 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputeti Haki Abazi ka deklaruar se brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shumë deputetë të pakënaqur.

Abazi ka thënë se këta deputetë janë vlerë e shtuar e demokracisë brenda LVV-së.

“Ka shumë të pakënaqur dhe mendoj që janë shtylla e vlerës të demokracisë së brendshme, njerëzit që shprehen. Mendoj që kanë folur dhe do flasin”, ka thënë ai.

Ai u shpreh se deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe ata të minoriteteve janë kërcënuar duke iu thënë ta votojnë shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme.

Abazi tha se Dejona Mihaili dhe Mimoza Kusari kanë urdhëruar shkarkimin e tij.

Përfshirë edhe kërcënimin me pozitë të minoriteteve, për të ardhë në parlament dhe për të votuar shkarkimin tim. Është bërë thirrje e kërcënim ndaj deputetëve, për të ardhë për të votuar. Kusari Dejona Mihaili, dhe kush të tjerë ata e dijnë, që kanë marrë detyrë për ta bërë këtë shërbim”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua