Live

Abazi: Vuçiqi i pranoi targat “RKS” për të përfituar nga lëvizja me makina e autobusë, Kurti po manipulon

14:16 / 05 Janar 2024

Nga Kosova Live

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar sot pas njohjes së targave RKS nga Serbia, duke thënë se e ka bërë për çështje financiare.

Abazi në një postim në Facebook shkruan se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se Serbia e ka bërë pranimin e tabelave RKS për të moszbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin është manipulim.

Ai po ashtu thotë se Serbia po realizon procese të kalkuluara historike duke arritur zbrazjen e Luginës dhe vështirësimin e funksionalitetit të Kosovës, ndërsa ne merremi me deklarata kozmetike e postime për trimërinë e Sveçlës.

Postimi i plotë:

Serbia ka pranuar tabelat RKS për të përfituar financiarisht nga lëvizja e qytetarëve të Kosovës pas liberalizimit të vizave. Këtë vendim e ka bërë vetëm disa ditë para përfundimit të vitit. Pritjet e gjata disa orësh në kufijtë me Serbinë janë kolonat e makinave që paguajnë taksë rrugore, furnizohen me derivate, blejnë nëpër markete, paguajnë haraç, dhe kërkojnë e paguajnë për shërbimet tjera derisa kalojnë nëpër Serbi. Përfituesi nga lëvizja me makina dhe autobus drejt shteteve evropiane nga liberalizimi i vizave është Serbia.

Serbia në çdo vendim ka kalkulimin e përfitimit financiar dhe përfitimit nga xhepi i qytetarëve të Kosovës, përderisa qeveritarët dhe eksponentët e saj për më shumë se dy vite kryefjalë e kanë luftën dhe rrjedhimisht frikësimin e investitorëve dhe turistëve. Kjo mendësi e publicitetit të konfliktit dhe luftës në njërën anë e konfliktit të vazhdueshëm me njësitet elitë të policisë, është mendësi qeverisëse e frikësimit të qytetarëve me qëllim të qeverisjes me manipulim dhe për defokusim nga problemet reale të qytetarëve!

Deklaratat se Serbia e ka bërë pranimin e tabelave për të mos zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin është manipulim i Kryeministrit. Vuçiq ka arritur ta mbajë Kosovës në kurth dhe njësoj por edhe me sanksione ndaj Kosovës ka arritur që t’ja vendos lakun në fyt me mbishkrimin e ‘Zajdenicës’ dhe tani po i mbledhë paratë e Kosovarëve në ikje për Perëndim! Serbia po realizon procese të kalkuluara historike duke arritur zbrazjen e Luginës dhe vështirësimin e funksionalitetit të Kosovës, ndërsa ne merremi me deklarata kozmetike e postime për trimërinë e Sveçlës!.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...