Live

Abdixhiku: Baci Rifat, më the që dhimbjen e keni kapërcy – Qëndresa juaj, ishte rilindja jonë kombëtare

13:13 / 06 Mars 2023

Nga Kosova Live

Edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, foli në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ku pjesëmarrës është edhe Rifat Jashari.

Ai fillimisht nderoi të gjitha kategoritë e luftës dhe institucionet e vendit.

“Të kujtosh epopenë e UÇK-së do të thotë të kujtosh e shënosh fondamentin e Republikës së Kosovës,” – u shpreh z. Abdixhiku fillimisht.

“25 vjet më parë, mes thirrjeve monumentale të brezave nëpër histori, me familjen Jashari dhe 56 anëtarë të familjes, të afërm e bashkëluftëtarë, ranë në altarin e lirisë… Në historinë e popullit të Kosovës nuk ka asnjë ngjarje tjetër që arrin të evokojë dhembshuri dhe krenari në të njëjtën kohë,” – vazhdoi fjalimin e tij kreu i LDK-së.

“Kjo thirrje e tyre (familjes Jashari) u dëgjua gjithandej Kosovës… komandanti i rënë i tyre, kishte lënë ndjekës që do të ndërtonin historitë më të bukura të luftës sonë. Sepse Adem Jashari, familja e tij – siç do të thoshte presidenti Rugova – po e mbronin pragun e shtëpisë.”

“Një popull që e do lirinë – siç e donte Adem Jashari dhe familja e tij – do ta fitonte atë një ditë,” – u shpreh z. Abdixhiku më tej.

“Këtë liri, këtë shtet, e kemi si trashëgimi të shenjtë dhe të shtrenjtë të ndërtuar nga gratë dhe burrat e kohës…”

“I nderuari baci Rifat, sot në Prekaz më the që dhimbjen e keni kapërcy… Qëndresa juaj atëherë ishte rilindje e jona kombëtare. Rilindja juaj si familje, është qëndresë që na mban të gjithëve,” – tha kreu i partisë opozitare.

Shpërndaje në

U Kopjua