Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ua ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e 28 Nëntorit.
“Sot shënojmë ditën e shqiptarëve – 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Kjo është dita historike e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Është Nëntori i Dytë, dita më e rëndësishme pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut . Për këtë ditë u bashkuan të gjithë burrat e kombit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sot, në këtë përvjetor kujtojmë plakun e urtë, Ismail Qemali, i cili i rrethuar nga burrat e tjerë të kombit e shpalli Shqipërinë shtet të pavarur. E kujtojmë Presidentin historik, Ibrahim Rugova, që me idenë dhe bërjen e shtetit të Kosovës, e plotëson këtë ditë të madhe. E kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, sakrifica e të cilit është shembull për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. I kujtojmë e nderojmë dëshmorët, heronjtë dhe luftëtarët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në urimin e Abdixhikut.
“Me të drejtë, sot konstatohet se kombi shqiptar është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon. Prandaj ne na mbetet që të punojmë të gjithë bashkë për integrimin e dy shteteve në familjen tonë natyrale – perëndimore”, ka thënë Abdixhiku.