Live

Abdixhiku, Kurti i la 25 mijë familje pa paga, kjo është hakmarrje

23:28 / 05 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se 25 mijë familje kosovare kanë mbetur pa të hyrat e tyre, duke aluduar në mos-ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve për muajin shtator.

Ai ka qëndruar sot në Prizren, në kuadër të takimeve “LDK ju dëgjon”, ku ka takuar qytetarë e mbështetës të partisë.

“Sot, ciklin e takimeve “LDK ju dëgjon” e vazhduam në Prizren. Aty takuam qytetarë me rrëfime individuale nga më të ndryshmet rreth papërballueshmërisë e sfidave të tyre përditshme. Këto sfida s’bëhen më të lehta me propagandë e arsyetime; edhe më pak me nxitje të krizave”, ka njoftuar ai.

Abdixhiku ka thënë se qeveria e Kosovës ka vendosur të hakmerret me mos-dhënien e pagave.

“Sot, 25 mijë familje kosovare kanë mbetur pa të hyrat e tyre. Qeveria e vendit ka vendosur hakmarrjen e dënimin si formë të nënshtrimit. Mungesa e ndjeshmërisë ndaj njerëzve të këtij vendi, në kohë të krizës më të madhe të dekadës së fundit, është nivel i ri i ulët i qeverisjes. Shoqëria kosovare ka nevojë për unitet para përçarjes; ka nevojë për zhvillim para mbylljes; ka nevojë për solidaritet para braktisjes. Mbi të gjitha, Kosova ka nevojë për shpresë para zymtësisë e frikësimit”, ka shkruar Abdixhiku.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...