Live

Abdixhiku: LDK është në drejtim të mbarë, tani çdo ditë po bëhemi më shumë

17:55 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se në partinë e tij, cdo ditë po bëhen më shumë.

Abdixhiku këtë fjalim e ka bërë në një takim me qytetarët e Vitisë.

Ai gjatë takimit ka thënë se ndryshimi i tyre i mbarë është forcim, dhe sipas tij forcimi i tyre i ri është ndryshim për Kosovën.

Falënderim i veçantë gjithë qytetarëve të Vitisë që këtë të shtunë iu përgjigjen kaq masivisht takimit, “LDK ju dëgjon”. Sado e gjatë të jetë rruga përpara, Lidhja është në drejtim të mbarë. Nëse dy vjet më parë mbetëm pak, tani çdo ditë po bëhemi më shumë. Sepse po dëgjojmë, po flasim e po qëndrojmë përballë popullizmit. Ndryshimi ynë i mbarë është forcim. Forcimi ynë i ri është ndryshim për Kosovën.” – ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua