Në takimet e shumta në Kongres, kryetari i LDK u prit edhe nga Kongresmeni Demokrat Dutch Ruppersberger.
Abdixhiku e uroi për rizgjedhjen në mandatin e ri kongresmenin Ruppersberger.
Abdixhiku me këtë rast kërkoi mbështetjen e Kongresit për shndërrimin e bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme.
“Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë”, ka thënë Abdixhiku.