Live

Abdixhiku takon sportistë të rinj: Ditët në vijim japim pjesë të planit tonë për sport

20:36 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së sotme ka takuar një grup sportistësh të rinj.

Abdixhiku ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se duan të flasin për gjëra që kanë rëndësi, që bëjnë vërtetë ndryshim e që përfundimisht ndërtojnë të ardhmen.

Ai ka thënë se në ditët në vijim, LDK-ja do të tregoj planet e saj për sport.

“Përmirësimi i kapaciteteve infrastrukturore sportive, salla të ngrohta e fusha me kushte bazike ishin disa nga kërkesat e tyre. Ndërlidhja e shkollave profesionale të sportit me sistemin arsimor në Kosovë ishte kërkesë e trajnerëve të tyre. Në ditët në vijim do të japim pjesë dhe të planit tonë për sport”, – shkruan Abdixhiku.

Shpërndaje në

U Kopjua