Live

Ademi flet për ndërtimin e stadiumit nacional dhe zgjerimin me 8 mijë ulëse të stadiumit “Fadil Vokrri”

23:37 / 17 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në intervistën e dhënë për kosovalive.net në emisionin “Debat me Ridvan Berishën” ka folur në lidhje me ndërtimin e stadiumit nacional që s’po ndërtohet.

“Unë kam ardhur në përfundim kudo le të bëhet, vetëm le të kryhet.”

“Unë e shoh fatkeqësisht që Qeveritë tona po zgjasin dy vite, duke e parë që ndryshimi i Qeverisë po bëhet çdo dy vite, atëherë që secila Qeveri i ka rregullat e veta dhe i sheh prioritet.”

“Stadiumi është me rëndësi shumë se është edhe imazh i shtetit, nuk është vetëm puna e futbollit sepse futbollin mund ta zhvillojm edhe diku tjetër, edhe në stadiumet ekzistuese, i riparojmë, i kategorizojmë dhe kategorita e 4-të na nevojitet, she fatkeqësisht deri në këtë kohë e kemi vetëm stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.”, tha ai.

Tutje, ai tregoi se ka pasur interesim nga invesitor të huaj për ta ndërtuar stadiumin nacional.

“E kam pritur se do ndërtohet më shpejtë dhe e kam menduar se do ndërtohet sepse edhe mundësia ka qenë jashtëzakonisht e lehtë sepse ka pasur edhe njerëz që do ta kishin invesituar të them të drejtën ose kanë qenë të gatshëm të investojnë disa kompani të huaja, njëherë kanë qenë hungarezë, pastaj turq e shumë të tjerë që kanë mundur të investojnë.”, u shpreh Ademi.

Në fund, ai tregoi se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zgjerohet edhe me 8 mijë ulëse.

“Për stadiumin “Fadil Vokrri” e kemi projektin edhe paratë për ta zgjeruar edhe me 8 mijë ulëse sepse po kemi problem me bileta kur po kemi ndeshje, e atëherë po ndihem keq sepse s’po mundemi që kërkesën e shumë njerëzve ta realizojmë”, tha Ademi.

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...