Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Ligjin për Këshillin Prokurorial pasi ka konstatuar shkelje kushtetuese në të.
Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook ia ka kujtuar Kurtit kohën sa ishte në opozitë teksa kishte deklaruar se “Kush e shkel ligjin është kriminel, e ai që e shkelë Kushtetutën është superkriminel”.
“Sot një kabinet qeveritar me plotë të tillë”, ka shkruar Bajrami.
Ky është postimi i saj:
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Albin Kurti ka thënë ”ai që e shkelë Ligjin është kriminel, e ai që shkelë Kushtetutën është superkriminel”, sot një kabinet qeveritar me plotë të tillë.