Live

​Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, përmbyset kamioni, vdes shoferi

18:58 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një kamion është përmbysur në rrugën e Kombit, duke lënë të vdekur në vend shoferin.

Aksidenti i rëndë ndodhi në vendin e quajtur Kolsh. Kamioni ishte i ngarkuar me dërrasa dhe po vinte nga Tirana për në Kosovë.

Fillimisht mjeti është përplasur me trafikndarësen, e më pas është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar korsia e autostradës Kolsh-Kukës Morinë./Top Channel

Shpërndaje në

U Kopjua