Afër Stacionit të Autobusëve, tek rethrotullimi, ku një automobil ka goditur një biçiklist.
IndeksOnline mëson se biçiklisti nuk ka arritur ti përballoj plagët e marra, si pasojë e kësaj ka ndërruar jete.
‘’Sot rreth orës 20:40 kemi pranuar informatën se në afërsi të Stacionit të Autobusëve, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësii automjetit është shoqëruar në stacion policor’’, ka deklaruar zëdhënësja e policisë për IndeksOnline, Flora Ahmeti.