Live

Aksident mes dy veturave në rrugën Komoran-Drenas

15:49 / 10 Nëntor 2022

Nga admin

Një nxënës është goditur nga vetura përballë shkollës fillore në Korroticë e Ulët të Drenasit.

Lajmi është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe dy automjete”, ka thënë Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Shpërndaje në

U Kopjua