Live

Aksident mes një veture e një motoçiklete në Vitomiricë të Pejës, lëndohet një person

21:58 / 15 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete që ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 19;20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e këtij aksidenti vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Shpërndaje në

U Kopjua