Katër persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
Në aksident ishin të përfshirë dy automjete.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti.
“Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë segmenti rrugor në fshatin “Stanovc” , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, tha Zaiti.