Live

Aksident në Viti, lëndohen shtatë persona

09:39 / 25 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Shtatë perona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Pozheran në Viti.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur pasditen e së shtunës.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Fsh. Pozheran, Viti 24.12.2022 – 16:50. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 7 (shtatë) persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor.

Shpërndaje në

U Kopjua