Live

Aksident trafiku në Gjilan: Vetura përplaset në barakë dhe rrokulliset, shoferi dërgohet në spital

14:33 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një vetaksident trafiku ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Kufcë e Epërme e Gjilanit, ku një automjet ka përfunduar jashtë rrugës dhe është rrokullisur.

Sinjalizuesit e Sinjalit thonë se aksidenti erdhi pasi i dyshuari ishte i dehur, ashtu që ja humbur kontrollin mbi veturë dhe është përplasur në një barakë dhe më pas ka dalë jashtë rrugës kryesore.

Për pasojë, përveç dëmeve materiale, shoferi i veturës ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar në Spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Kujtojmë se shumë shpesh shoferët e dehur kanë shkaktuar aksidente në trafik, që në plot raste kanë rezultuar edhe si fatale.

Shpërndaje në

U Kopjua