Live

Aksident trafiku, vdes i riu në Klinë, ishte kadet i policisë

09:52 / 21 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Reshjet e shiut dhe pasoja e saj kanë mbetur nën hijen e një rasti tragjik mëngjesin e sotëm në Klinë.

Në orët e para të mëngjesit, një i ri ka humbur kontrollin me veturën e tij në fshatin Jashanicë duke humbur jetën tragjikisht.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është nga një fshat i Klinës.

I riu ishte kadet i Policisë dhe po nisej për në Vushtrri ku po shkollohej në Akademinë e Policisë që ndodhet në këtë qytet.

Shpërndaje në

U Kopjua