Live

Aksioni në Kaçanik, Sveçla: Jemi të vendosur të luftojmë çdo lloj ekstremizmi

13:26 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Prokuroria Speciale gjatë mëngjesit të sotëm ka zhvilluar aksion në komunën e Kaçanikut.

Gjatë këtij aksioni, sipas policisë, deri më tani janë arrestuar katër persona, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë operacion, ka folur edhe ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, i cili tha se aksioni ende po vazhdon, derisa sa i përket numrin të të arrestuarve, ai tha se akoma nuk është përfundimtar.

“Të gjitha institucionet ligjzbatuese janë të vendosura të luftojnë çdo lloj ekstremizmi apo dhune e cila dëmton institucionet dhe pjesëtarët e saj, por po ashtu edhe vet popullin tonë”, u shpreh Sveçla.

Shpërndaje në

U Kopjua