Live

Aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen në Prizren

14:14 / 15 Prill 2024

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.G., që dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë. Sipas Prokurorisë, i pandehuri e kishte privuar nga jeta viktimën B.M., më 3 shtator të 2023-s në Arbanë të Prizrenit.

Vrasja dyshohet se ishte kryer me kallashnikov, në prezencë të bashkëshortes dhe vajzës së viktimës.

“Të dëmtuarat H.Th., dhe A.M., gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës, ndërsa i dëmtuari R.M., arrin të fshihet prapa një muri në afërsi të vendit të ngjarjes, e i dëmtuari H.Sh., fshihet prapa automjetit të të pandehurit. I pandehuri largohet në drejtim të automjetit të tij, kur e vëren të dëmtuarin H.Sh., ia drejton armën, e në momentin kur i dëmtuari i drejtohet me fjalë se ‘unë nuk kam bërë asgjë, vetëm iu kam ndarë’, i thotë që të largohet nga aty, hip në automjetin e tij të llojit ‘Volksëagen Tiguan’ dhe largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, e me këtë rast të dëmtuarve H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M., (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M.,. dhe H.Sh., u rrezikon jetën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Kosovalive.net.

Shpërndaje në

U Kopjua