Live

Dibrani pret homologen nga Danimarka, kërkohet bashkëpunimi në të gjitha fushat

12:02 / 29 Prill 2024

Nga Kosova Live

Drejtoresha e Burgjeve të Danimarkës, Ina Eliasen po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Ajo është pritur nga homologu i saj, Ismail Dibrani.

Ky i fundit ka njoftuar se me shtetin e Danimarkës do të do të bashkëpunojnë në drejtim të reformave të thella, në avancimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor etj.

Statusi i plotë i Dibranit:

Gjithmonë kënaqësi e veçantë të takohem me miken time, Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve dhe Shërbimit Sprovues të Danimarkës, Ina Eliasen.

Do të vazhdojmë të kemi bashkëpunim në drejtim të reformave të thella, në avancimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor etj.

Jemi në pritje të ratifikimit të marrëveshjes mes dy shteteve tona për të thelluar edhe më tepër bashkëpunimin në të gjitha fushat!

Shpërndaje në

U Kopjua