Live

Këtë javë seancë e re në Kuvend

13:43 / 29 Prill 2024

Nga Kosova Live

Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë seancë të re, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi konfirmoi se do të mbahet seancë, e që do të diskutohet raporti i fundit i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shetit.

“Këtë javë seancë. Temat që do të diskutohen do të jenë me rëndësi të veçantë. Do të fokusohemi te raporti i DASH-it, mbi gjetjet nga një palë e tretë. Këtë javë do të flasim për raportin e DASH-it, dhe javën pasuese ose seancën pasuese do të flasim lidhur me punën tre vjeçare të qeverisë Kurti”, tha ai në konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë./

Shpërndaje në

U Kopjua