Live

Aktivisti i njohur i çështjes kombëtare, Martin Vulaj: Amerika po kërcënon në mënyrë diplomatike për tërheqje të ushtrisë

15:17 / 10 Mars 2020

Nga Kosova Live

Pas deklaratave të zyrtarëve amerikanë, se SHBA’ja rikonsideron prezencën ushtarake në Kosovë. Kjo sipas aktivistit Martin Vulaj, është kërcënim diplomatik

Senatori amerikan, Davide Perdue ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta konsiderojnë prezencën ushtarake në Kosovë, nëse Kosova nuk përkushtohet në vendosje të paqes.  

Aktivisti i çështjes kombëtare që jeton në SHBA, Martin Vulaj, thotë se Amerika përdorë gjuhën diplomatike për të kërcënuar me tërheqje.

“Rron Gjinovci, më fal, por “reconsider” në gjuhën diplomatike është kërcënim direkt për tërhjekje. Nuk do me thënë se tërhekja, në fund, do ndodhë, por gjuha është e qartë”, i ka replikuar Vulaj analistit Rron Gjinovci. Gjinovci kishte shkruar se rikonsiderimi i prezencës ushtarake në Kosovë, nuk i bie që SHBA’ja do t’i largojë trupat ushtarakë në Kosovë.

Gazeta Express ka raportuar duke u thirrur në burime të sigurta se SHBA’ja po shqyrton heqjen e trupave ushtarakë nga Kosova, për shkak të refuzimit të kryeministrit Albin Kurti që ta heqë menjëherë tarifën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Këtë e kishte mohuar Qeveria e Kosovës, mirëpo më pas emisari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, e dematoi Zyrën e Kryeministrit përmes një postimi në Twitter. /Kosova.LIVE/

Shpërndaje në

U Kopjua