Live

Aktori Kosovar: Mundësit për aktrim janë të pakta, nuk është dhënë maksimumi

20:26 / 07 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

I ftuari i radhës në emisionin “MUZË” nga gazetarja Vahide Zejnullahu, ishte aktori Kosovar, Agron Shala. Ai rrëfen momentin kur vendosi të futej në profesionin e aktrimit. Gjatë intervistës aktori i njohur tregoi se sa është i kënaqur me artin në Kosovë dhe sa kanë mundësi që aktorët e rinj ta shfaqin talentin e tyre.

“S’mundem me thënë që gjithqka është perfekte këtu sepse jemi vend i vogël dhe mundësit janë shumë të vogla në këtë drejtim por ai plotësimi ku gjithsecili përcaktohet në fushën e tij, mendoj që ka shumë për me u bë në këtë drejtim”, tha Shala.

Tutje ai vlerësoi se shoqëria jonë nuk ka bërë mjaftushëm në asnjë profesion që nga pas lufta e deri tani.

S’besoj që e kemi dhënë maksimumin sidomos pas përfundimit të luftë e tutje. Pse e them këtë; e them këtë se une i përkas asaj periudhe ku kemi pas shumë ambicie, shumë ëndrra, shumë dëshira për shkak të situatës në të cilën këmi qenë atëherë, me ardhjen e ëndrrës tonë, lirisë mendoj që nuk kemi bërë mjaftushëm gjithsecili në fushën e tij si shoqëri për shkak të kaluarës sonë”, shtoi Agron Shala./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua