Live

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës del të jetë i rremë

12:05 / 02 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Alarmi për bombë në aeroportin “Adem Jashari” ka rezultuar të jetë i rremë, shkruan gazeta online Reporteri.net

Nga Aeroporti i Prishtinës kanë njoftuar se tashmë fluturimet janë kthyer dhe të gjitha do të procesohen si zakonisht.

“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”.

Vijon…

Shpërndaje në

U Kopjua