Live

Albin Kurti që ishte kundër autostradave, nuk përmbahet nga gëzimi për 2.1 km rrugë të asfaltuar

18:37 / 03 Dhjetor 2022

Nga admin

Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar ‘thumbat’ drejt Serbisë, pas humbjes mbrëmë ndaj Zvicrës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar ‘Saradrani kalon’, derisa ka marrë pjesë në përurimin e një rruge që lidh komunën e Istogut me atë të Pejës.

“Saradrani kalon. Urime banorëve! Porsa përuruam rrugën e asfaltuar “Lugu i Drinit” me gjatësi 2.1 km si dhe urën mbi lumin Drin, duke e lidhur kështu Saradranin me Ruhotin, përkatësisht komunën e Istogut me atë të Pejës. Faleminderit Ministrit tonë Elbert, Kryetarit të Komunës Ilir, punëtorëve të kompanisë “Shkëmbi” dhe banorëve të kësaj zone. Ta gëzojnë!”.

Ajo çfarë shihet në postimin e Kurtit është ekzaltimi i tij për këto 2.1 km rrugë të asfaltuar, mirëpo duhet kujtuar se kryeministri aktual sa ishte në opozitë fuqishëm kundërshtonte ndërtimin e autostradave, të cilat e kanë bërë Kosovën ndër vendet me infrastrukturën më të mirë rrugore në rajon.

Shpërndaje në

U Kopjua