Live

Ambasada Amerikane detyron ministrinë e Liburn Aliut të përmirësoj cilësinë në asfalt

20:16 / 07 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Zyrtarë nga Ambasada Amerikane në Kosovë kanë bërë denoncim të një rasti që ka të bëjë  më punët e ndërtimit të një rruge që po realizohet nga kontraktorët e Ministrisë së Infrastrukturës.

Zyrtarë të Ambasadës kanë vërejtur se në rrugën Prevallë -Prizren, punimet po bëhen jashtë standarteve të kërkuara. Kësisoj, disa përfaqësues të saj kanë shkuar në Ministri për ta denoncuar rastin.

Periskopi ka mësuar se përfaqësuesit e këtij institucioni kanë vërejtur se kontraktorët e ministrisë nuk po e vendosin elementin kryesorë në shtresën e asfaltit që quhet “Forca- fi”, e cila shërben për forcimin dhe lidhjen e shtresave të asfaltit.

Pas denoncimit të rastit, mësohet se inspektorët e ministrisë kanë dal në vendpunishte dhe kanë urdhëruar kontraktorët që të vendosin këtë element të asfaltit i cili është shumë i kushtueshëm. Më pas kompanitë kanë filluar ta blejnë “Forca -fin” në një kompani në Prizren e cila e ka të drejtën ekskluzive që  të shes këtë produkt. Bëhet fjalë për punimet që po bëhen në kontratën  “Rikonstruimi i rrugës Regjionale R115 Segmenti  (Prizren-Prevallë)”.

Raportohet se të pakën një segment është shtruar pa atë element të asfaltit, derisa ai ka filluar të aplikohet në segmentin tjetër.

Ky nuk është problemi i vetëm më abuzimet e punimeve në këtë rrugë.

Më 6 korrik Periskopi ka raportuar se punimet në këtë rrugë nuk janë duke u realizuar sipas kontratës. Gjetjet kanë qenë se kontraktorët e ministrisë nuk e kanë hequr komplet trupin e rrugës paraprake në mënyrë që të shtrojnë tri shtresa tampon, dhe tri asfalt, por të paktën në segmentin e parë, kishin bërë vetëm gërryerjen e asfaltit dhe kishin vendosur një shtresë të asfaltit e cila më pas ka rezultuar që  ishte pa elementin kryesorë “forca -fi”. Po ashtu, edhe një pjesë e murit mbrojtës nuk është punuar sipas kushteve të kontratës, por është punuar i një cilësie më të dobët.

Me datën 3.09. 2020 janë nënshkruar dy kontratat për rrugën regjionale Prizren -Prevallë, të cilat kapin vlerën prej rreth 14.5 milionë euro.


Pjesa e parë e kontratës -Lot 1 u ishte dhënë  ”Companya Eskavatori  Shpk & Pro Co Group Shpk & Best Company Shpk. Vlera e kontratës është 7, 849, 716.18 euro.

Lot 2 është lidhur më kompanitë ”K.N.P.SH Papenburg & Adriani Company Shpk. Vlera e kontratës është 6, 643, 867. 79 euro. 

Shpërndaje në

U Kopjua