Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier do të ftojë në diskutim anëtarët e shoqërisë civile në Kosovë.
Temë diskutimi do të jetë themelimi dhe statutit i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Burime të Kanal10, kanë bërë të ditur se në takim do të jenë të ftuar një numër i konsiderueshëm i shoqërisë civile.
Takimi është ftuar për në datën 31 janar, në ambientet e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Gjithnjë sipas burimeve, përafqesuesit e SHBA-së bë Prishtinë, janë të ineteresuar të dëgjojnë propozime nga aktivistë të shoqërisë civile në Kosovës, për atë se si do të duhej të dizajnohet Asociacioni.
Së fundi edhe këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjes.
Chollet ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet, por ka theksuar se “Asociacioni në formën e Republikës Sërpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do do ta lejojë”.
“Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranonin këtë dhe kjo nuk do të ishte diçka që do ta çonim përpara”, ka thënë Chollet.