Live

Ambasada Ruse në Maqedoni postoi në Twitter një murale me mbishkrimin “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”

14:07 / 07 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Ambasada Ruse në Maqedoninë e Veriut ka shpërndarë në Twitter të dielën e 6 nëntorit një murale në Mitrovicën e Veriut e cila shkruan “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”.

“Krimea është Rusi, plus Luhansk, Donetsk, Zaporozhye dhe Kherson”, ishte provokimi i diplomacisë ruse në rrjet.

Publikimi nuk ka kaluar pa shkaktuar zhurmë në median sociale, por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar që e dënon këtë veprim në mesin e tensioneve në veri të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua