Live

Ambasadori Antonini vlerëson angazhimin e ushtarëve italianë në KFOR

20:42 / 27 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, Kolonel Lorenzo Mangia, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Gjatë vizitës, Antonini ka takuar ushtarët e kontingjentit italian, ku përcolli mirënjohjen për përkushtimin e palëkundur të tyre në mbështetje të paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar brenda misionit të KFOR-it.

KFOR-i tha se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, për të kontribuar në një ambient të sigurtë dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua