Live

Ambasadori britanik: Asociacioni do të zgjidhte shumë çështje të rëndësishme

23:16 / 30 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka folur lidhur me çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Hargreaves ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të zgjidhte  shumë çështje të rëndësishme.

Sipas ambasadorit britanik asociacioni do të ishte mënyra më e mirë që shumë çështje të vështira të zgjidhen.

“Ka ende çështje të cilat duhet të trajtohen në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe nëse ato qartësohen deri në fund në kontekstin e dialogut, mendoj se shumë prej tyre do të trajtoheshin edhe përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Hargreaves në Kanal 10.

Më tutje ka folur për takimin e tij me serbët në veri të Mitrovicës.

Ai ka thënë se duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyeshme ndëretnike, ndërsa ka ndarë përvojën e tij me qytetarët serbë.

“Kam pasur mundësi që të vizitoj disa herë këtë vit veriun e Mitrovicës. Mendoj që është shumë e dobishme që të kuptoj dhe dëgjoj shpresat dhe aspiratat nga vetë njerëzit këtu”, ka thënë Hargreaves.

Hargreaves ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e shkurtit do të ishte shumë pozitive.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...