Live

Ambasadori Hovenier: Amerika është krenare për partneritetin me FSK-në

12:21 / 21 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur mirënjohjen e thellë për Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi pjesëtarët e saj u kthyen mbrëmë nga Turqia ku morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit.

Hovenier tha se ekipi i FSK-së u kthye pasi kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi ku shpëtuan disa jetë.

“Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për FSK, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ekipet mjekësore ndërsa kthehen në shtëpi në Kosovë. Ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-të janë një partner krenar i FSK-së”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se pjesëtarët e FSK-së mbrëmë morën medalje nga kryeministri Albin Kurti dhe sot u dekoruan nga presidentja, Vjosa Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...