Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Marin Berishaj, ka kërkuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar për energji, që ta marrë në konsideratë shtyerjen e afatit për intervistim.
Sot, në ora 11:00 do të mblidhet Komisioni Hetues Parlamentar pë Energjinë ndësa kryetari dhe anëtarët e tij e kanë para vetës një kërkesë për shtyerjen e afatit për intervistimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Kjo kërkesë ka ardhë nga ambasadori por nuk janë dhënë arsyet pse ai ka kërkuar shtyerjen e datës për intervistim.
Sot, pikërisht kjo është edhe pika kryesore e rëndit të ditës së këtij komisioni derisa është paraparë edhe një pikë tjetër, që zakonshëm cilësohet si të ndryshme, e ku në këtë pjesë të diskutimit ngrehen çështje, debate e replika, tensione e shpesh krijohet edhe shou mediatik meqenëse puna e këtij komisioni transmetohet live ne mediet kosovare./kosovalive.net