Plotë mungesa në listën e lojtarëve të ekipit kombëtar të basketbollit të Shteteve të bashkuara të Amerikës, të cilët nuk mund të llogarisin në disa nga top lojtarët aktual të NBA.
Lebron James kishte deklaruar qysh herët mos-pjesmarrjën e tij në skuadër teksa pas tij janë konfirmuar edhe mungesa të tjera të rëndësishme si ato të Kevin Durant, Kawhi Leonard, Kyrie Irving, James Harden, Stephen Curry, Klay Thompson e Anthony Davis por edhe mungesa të tjera si të rinjtë Zion Williamson e Marvin Bagley.
Gjithë këto mungesa e ulin paksa favorizimin e skuadrës së drejtuar nga Gregg Popovich si dhe i japin shpresë kombëtareve të tjera si Greqia, Spanja e Serbia.
Kampionati Botëror i basketbollit do fillojë me datën 31 Gusht të këtij viti.