Live

Analistët: Anëtarësimi në BE, një rrugë shumë e gjatë para nesh

08:30 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kosova sot pritet të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me çka zyrtarisht fillon procesin për integrimin në organizatën me peshë e më të madhe Evropiane.

Njohës të integrimeve evropiane thonë se ky aplikim i hap rrugë një procesi të gjatë, i cili edhe mund të pengohet nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Të ulur para tre flamujve të republikës sonë dhe tre flamujve të BE-së, tre krerët e Kosovës: presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, nënshkruan aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pas ceremonisë, teksa foli edhe për të kaluarën drejt shtet-ndërtimit, presidentja Osmani, tha se 14 dhjetori është ditë e veçantë dhe historike për Kosovën me ëndrra evropiane.

“Në emër të Kosovës, po marrim hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës. Kosova sot është mishërim i vlerave mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian dhe frymon me shpirtin evropiane. Shteti më i ri në kontinentin më të vjetër, garantues i të drejtave të njeriut, lirive fetare e të drejtave të komuniteteve jo shumicë. Kosova kontribuuesja e paepur për paqe e liri, e meriton të jetë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Kryeparlamentari dhe kryeministri thanë se Kosova po hap kapitullin e integrimit në Bashkim Evropian, për çka u zotuan se do të punojnë fort.

Profesori universitar, Dritëro Arifi, thotë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është i drejtë dhe i merituar.

“Besoj se ky është një momentum politik. Nuk është që nuk e meriton Kosova me qenë shtet kandidat, kur shohim vendet e Ballkanit Perëndimor që janë vende kandidate, e madje disa kanë hapur negociatat. Si tërësi, besoj se ky është një provokim nga Kosova, ta quaj kështu, në kuptimin pozitiv, që t’i provokojë liderët e BE-së që të paktën të diskutojnë për këtë çështje”, tha ai.

Njohësi i integrimeve evropiane, Shqiprim Pula, po ashtu e vlerëson pozitiv aplikimin për anëtarësim në BE, megjithëkëtë, deri tek anëtarësimi në BE, është një rrugë e gjatë, vlerëson ai.

“Është një rrugë shumë e gjatë para nesh, për të përmbushur një mori kriteresh. Nuk duhet harruar se Kosova ka për obligim të përmbushë të gjitha, ato që quhen Kriteret e Kopenhagenit. Kjo natyrisht kërkon kohën e saj në procedurë dhe në vendimmarrje konsistente, për sa i takon përmbushjes së të gjitha atyre obligimeve që lindin për institucionet e vendit”, tha ai.

Pengesë për anëtarësimin e Kosovës në BE mund të jetë mungesa e njohjeve nga 5 vendet e BE-së. Pas aplikimit, Kosova fillimisht mund të fitojë statusin e vendit kandidat, të cilin e kanë krejt shtetet e Ballkanit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...