Live

Analisti Arifi: Janë trishtuese deklaratat e Vjosa Osmanit për krerët e UÇK-së në Hagë dhe Putinin, ajo të dorëhiqet ose të kërkoj falje!

15:15 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, analisti, Dritëro Arifi, ka komentuar intervistën e presidentës Vjosa Osmanit të dhënë për gazetën italiane, Corriere della Sera.  Arifi duke i komentuar përgjigjet e presidentës siç ka thënë nga pyetjet provokative të gazetarit, ka theksuar se znj.Osmani bëri lëshime të mëdha kur u përgjigj për Gjykatën Speciale ndërsa kërkoi një gjyq të njëjtë edhe për presidentin rus, Vladimir Putin.

Analisti Arifi vlerësoi se presidentja Osmani ose duhet të dorëhiqet ose të kërkoj falje siç e quajti ai skandal.

“Thotë që Gjykata Speciale do të ishte një model kundër krimeve të Vladimir Putinit. Është nonsensi më i madh në jetën time që e kam dëgju nga një president i një shteti e sidomos i Republikës së Kosovës. T’a krahasosh Gjykatën Speciale s’i model me Vladimir Putinin i bie që t’i krahasosh gjithë UÇK-në në një model si ai. Pra kjo është një paralele e paqëndrueshme, e pajustifikueshme, e kuptoj inatin politik por kjo ka kaluar në një urrejtje të pashpjegueshme deri tash”, ka analizuar kështu Arifi deklaratën e presidentës Osmani.

Më tutje, ai pohoi se në një vend normal nëse kishim pas një Parlament normal dhe një Qeveri normale, me këtë deklaratë sipas Arifit, ishte dashur që presidentja të jap dorëheqje nga posti dhe të kërkoj falje për këtë paralele.

“Tash ne nuk e dijmë, me vetëdije apo pa vetëdije por krahasimi, paralelja që është tërheq mes Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, është e paqendrueshme. Për një inati të vogël politik me e urrejt gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në njëfarë mënyre me e fut në atë dhe të gjithë individët që janë atje, sepse ata nuk po gjykohen si individ t’a kemi të qartë këtë, ata po gjykohen si një grup që ka përfaqësuar UÇK-në. Kjo për nga këndvështrimi im është e pa tolerueshme dhe unë nuk pres asgjë më shumë, asgjë më pak. Ose kërkim falje publike, dhe t’u kërkoj falje personalisht në emër të atyre ushtarëve qy po gjykohen. Në njëfarë mënyre ose kërko falje ose të doërhiqet, kjo është më e pakta që mund të bëjë Presidentja”, theksoi Dritëro Arifi, analist politik.

Arifi pohoi se pavarësisht provokimeve të gazetarit presidentja nuk do të duhej të përgjigjej sepse dihet dhe është e padiskutueshme që në vendet demokratike pushtetet janë të ndara. Sipas Arifit, presientja bëri shou politik.

“Mendoj që presidentja më shumë ka bërë shou politik sesa që është dashur të përgjigjet në këtë pyetje sepse kjo është e kuptueshme. Por ajo që lë në këtë intervistë shumë dhe është më intersante dhe më trishtuese kisha më thënë, është një situatë aq e pazakontë në skenën politike kosovare, që asnjëherë nuk ka ekzistuar. Presidentja që më narrativën e saj dëshiron të reagoj diçka dhe e tërheqë një paralele të paqenë, dhe një paralele jo të logjikshme dhe jo racionale”, tha Arifi./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...