Live

Analisti Arifi: Qeveria e Kosovës nuk po i kupton ose nuk dëshiron t’i kuptojë mesazhet diplomatike

23:57 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, të ftuar ishin, analistët, Fatmir Sheholli, Fadil Maloku, Blerim Gashi, Dritëro Arifi. Të cilët kanë treguar pikëpamjet e tyre për dialogun Kosovë-Serbi, pas vizitës së diplomatit amerikan Derek Chollet.

Analisti Dritëro Arifi ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë që qeveria nuk po i kupton mesazhet diplomatike.

Arifi tha se kjo qeveri po merr vendime të gabuara e më pas po kërkon ndihmë nga të tjerët.

“Historia gjithmonë përseritet, kjo është gjithmonë një sllogan i famshëm. Nëse pala kosovare tregohet kreative dhe fleksibile në çështjen e dialogut atëherë nëse pala serbe e bënë të kundërtën i refuzon të gjitha atëherë besoj që përendimi do t’i jap dhuratë Kosovës shumë hapesirë duke filluar nga këshilli i evropës, anëtaresimi për paqe sepse atëherë perendimi e kupton që Serbia nuk po dëshiron të lëvizë asnjë hap. Ne nuk duhet të merremi me të. Qeveria aktuale nuk ka besim në procesin e dialogut sepse diçka tjetër thonë me amerikanët, ndërsa diçka tjetër krejt thojnë kur marrin vendimet ato vendimet në thojza të pavarura. Pra marrin vendime të gabuara dhe mandej kërkojnë ndihmën e të tjerëve. Kam frikë se qeveria e Kosovës nuk po i kupton mirë mesazhet diplomatike apo nuk po dëshiron t’i kuptojë tash kjo varet edhe si interpretohet”, tha analisti Arifi.  

Tutje, Arifi pohoi se Kurti gjithmonë fjalën e fundit e thotë të parën e pastaj tërhiqet.

“Frika ime është që komunikimi zyrtar është i munguar ose i keqkuptuar dhe po duhet ta ripotencojnë SHBA-të gjatë gjithë kohës që asgjë nuk po kërkojmë sesa jashtë kushtetutës së Republikës së Kosovës, por problem nuk qëndron aty. Problem qëndron të historia e kryeministrit Kurti i cili nuk po mundet të jetë pragmatik për shkak të fjalëve që i ka thënë me herët kjo po e dëshmon edhe njeherë që politikanët nuk guxojnë ta thojnë fjalën e fundit të parën. Për fat të keq Kurti gjithmonë e thotë fjalën e fundit të parën e mandej duhet të tërhiqet, por jo tërheqja peson në deformime ose edhe do të ketë edhe gabime. Jam skeptik që qeveria e Kosovës do të arrij t’i implementojë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel për shkak të mos besimit as të procesit as në finalizimin e dialogut”, tha ai.

Sa i përket asociacionit sipas, Arifit marrëveshja finale varet nga shumë faktorë, po që kjo marrëveshje do jetë finale edhe për Kosovën dhe Serbinë kur do që të ndodh.

“Marrëveshje finale është vështirë të thuhet është e paparashikueshme, por edhe nuk mund të përjashtojmë asgjë. Për shkak që varet nga shumë faktorë, nuk varet vetëm nga faktori kosovarë. Po faktori kosovarë i ka disa detyra që duhet t’i  përmbush, po ashtu edhe faktori serbë i ka disa obligime që duhet t’i përmbush andaj këtu varet nga të dyja palët, por në fund të ditës është ajo pala e tretë që ndoshta pala me vendimmarrëse që do të vendos si do të shkojë dialogu. E kam përshtypjen që kësaj radhe i gjithë fokusi i dialogut është  vetëm merre nuk është si me herët ose merre ose leje. Edhe për Serbinë do të jetë finalja edhe për Kosovën. Se kur do të ndodh kjo marrëveshje me njohje reciproke është vështirë të parashihet, por po shihet se qëndrimi i SHBA-së dhe BE-së është që të përfundojë sa me shpejtë”, pohoi Arifi./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua