Live

Analisti Gashi i kundërpërgjigjet Malokut: Problem me nxjerr Albina të ri

23:14 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, të ftuar ishin, analistët, Fatmir Sheholli, Fadil Maloku, Blerim Gashi, Dritëro Arifi. Të cilët kanë treguar pikëpamjet e tyre për dialogun Kosovë-Serbi, pas vizitës së diplomatit amerikan Derek Chollet.

Analisti Blerim Gashi i është kundërpërgjgjur analistit Fadil Malokut duke i thënë se problem është me nxjerrë Albina të ri. Duke theksuar se është i vetmi që ka pasur një fitore kaq të madhe në Kosovë.

“Besoj që zotri Maloku e ka nga konteksti sociologjik, por në qoftë se e shikojmë jo vetëm në kontekstin socio-politik, problem është me nxjerrë Albina tjerë. Albini është mjaftë autitik, mjaftë origjinal në opiztëbërjen dhe në vend menaxhimin e  pushtetit më të madh është i vetmi që ka pasur një fitore kaq të madhe politike që nuk ka ndodhë më parë në Kosovë. Prandaj nuk besoj që mund të ketë Albina të ri. Nuk shoh alternativë ndaj Kurtit, nuk shoh sfidim të mirëfilltë është evidente që nuk ke sfidim për një apo plotë arsye nga opozita fatkëqësisht opozita e tanishme kjo nuk është e shëndetshme për demokracinë kosovare ja që e kemi një opozitë të tillë, mjaftë të hendikepuar qoftë për shkakun se disa liderë të saj janë në Hagë dhe nga pjesa tjetër që nuk mund të gjenden për arsye të denigrimit.

Tutje, Gashi pohoi se një përfundim sa i përket asociacionit do të ketë, por jo një marrëveshje finale.

“Unë mendoj që përfundim mund të ketë, po jam edhe unë optimist edhe sipas mendimit tim mund të ketë përfundim të gjysmëfinales, jo marrëveshjes finale. Mund të ketë gjysëmfinale në pranverë të këtij viti që nënkupton që po do të kemi edhe atë që është përfolur moti, e që është asociacioni apo kompetencat e zgjeruara për komunat me shumicë serbe. Tani si do t’ia bëjmë ajo mbetet për ta parë si do t’ia qet krytë ta themi në gjuhën popullore kryeministri Kurti asociacionit. Por se Escobar dhe Chollet kanë qenë mjaftë të kjartë në Kosovë sa i përket obligimit ndërkombetar që Kosova ka për asociacionin”, pohoi Gashi. /Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...