Gazetari dhe analisti boshnjak, Jasmin Mujanoviq me një cicërimë në Twitter e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për qëndrime populiste.
Ai ka thënë se qëndrimet e Kurtit janë shumë të rrezikshme.
“Është jashtëzakonisht e rrezikshme që Albin Kurti të mbajë një qëndrim parimor të kundërshtimit ndaj ndasive etnike të vendit të tij, edhe pse politika të tilla po miratohen nga qeveritë kryesore perëndimore… prisni, jo, në fakt është krejtësisht racionale dhe jashtëzakonisht popullore për votuesit e Kosovës.”, ka shkruar Mujanoviq në Twitter.
