Tani që Qeveria e Kosovës mbushi bordet e ndërmarrjeve publike me njerëz politik, procesi i politizimit të ndërmarrjeve publike po vazhdon.
Faruk Mujka, ish-kryetar i Vetëvendosjes në Mitrovicë, është shpërblyer nga partia me pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”.
Ndaj, Mujkut me akuza të rënda ka dalë analisti kosovar Afrim Haliti, i cili përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Mujku ishtr anëtar i partisë së gruas së Millosheviqit.
Haliti, ka shkruar se tashmë, “serbofili” është rehatuar si kryeshef i Ibër Lepencit, derisa ka përmendur kryeministrin Kurti i cili kishte kundërshtuar nepotizimin.
“shqiptar të ndershëm, jugosllavofil e serbofil” dhe tani qenka rehatuar si kryeshef i Ibër-Lepencit përkundër thirrjeve të kahmotshme të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit se do ta luftonin nepotizmin dhe punësimet partiake ndër tjera”.
Faruk Mujka i ishte bashkuar partisë 'E Majta Jugosllave' me 24 korrik 1996, dy vite pasi që kjo parti ishte themeluar nga gruaja famëkeqe e Millosheviqit – Mirjana Markoviq. (1/5) pic.twitter.com/ZTsCwoAcUI
— Afrim Haliti (@AfrimHaliti) December 4, 2022
Se ishte pjesë e partisë JUL, e cila udhëhiqej nga gruaja e Millosheviçit, ai nuk e ka mohuar asnjëherë.
Në një postim në Facebook, Mujku nuk e mohoi të ketë qenë pjesë e saj, por vetëm tha se këtë gjë nuk ia kanë përmendur komandantët e famshëm në takimet që ka pasur me ta.
“P.S. sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës.”, shkroi ai në facebook.
Sipas tij, mos përmendja e një gjëje të tillë automatikisht nënkupton se ai s’ka qenë pjesë e asaj partie.
“Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kan qenë me mua në jull. Rrugë të tretë nuk ka.”, shtoi Mujka.