Live

Analisti kosovar zbulon sekretin e errët të Faruk Mujkut – ishte anëtar i partisë së gruas së Millosheviqit

22:18 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Tani që Qeveria e Kosovës mbushi bordet e ndërmarrjeve publike me njerëz politik, procesi i politizimit të ndërmarrjeve publike po vazhdon.

Faruk Mujka, ish-kryetar i Vetëvendosjes në Mitrovicë, është shpërblyer nga partia me pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”.

Ndaj, Mujkut me akuza të rënda ka dalë analisti kosovar Afrim Haliti, i cili përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Mujku ishtr anëtar i partisë së gruas së Millosheviqit.

Haliti, ka shkruar se tashmë, “serbofili” është rehatuar si kryeshef i Ibër Lepencit, derisa ka përmendur kryeministrin Kurti i cili kishte kundërshtuar nepotizimin.

“shqiptar të ndershëm, jugosllavofil e serbofil” dhe tani qenka rehatuar si kryeshef i Ibër-Lepencit përkundër thirrjeve të kahmotshme të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit se do ta luftonin nepotizmin dhe punësimet partiake ndër tjera”.

Se ishte pjesë e partisë JUL, e cila udhëhiqej nga gruaja e Millosheviçit, ai nuk e ka mohuar asnjëherë.

Në një postim në Facebook, Mujku nuk e mohoi të ketë qenë pjesë e saj, por vetëm tha se këtë gjë nuk ia kanë përmendur komandantët e famshëm në takimet që ka pasur me ta.

“P.S. sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës.”, shkroi ai në facebook.

Sipas tij, mos përmendja e një gjëje të tillë automatikisht nënkupton se ai s’ka qenë pjesë e asaj partie.

“Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kan qenë me mua në jull. Rrugë të tretë nuk ka.”, shtoi Mujka.

Shpërndaje në

U Kopjua