Në momentin që [Kurti] e mori pushtetin dhe e mori me 51 përqind falë asaj frakturës së LDK-së, ky [Albin Kurti] befas kthehet në një politikan kosovocentrist me një qëndrim të egër ndaj Shqipërisë me karshillëqe politike, vjen kryeministri i Kosovës merr pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë për të votuar kundër qeverisë së Shqipërisë.
Nuk është një e dy, më keq akoma. Në vitin 2018 kur ishte protesta e studentëve në Tiranë ka ardhë dhe ka marr pjesë në protestë dhe ka marrë pjesë me inatin që pse kryeministri i Shqipërisë ka bërë dy ministra nga Kosova, Genc Caka dhe Vesa…si e kishte emrin (Gent Cakaj dhe Besa Shahini v.j.). Për shkak se ata të dy kishin qenë veprimtarë të Vetëvendosjes dhe ky nuk e duronte që ata të dy ishin në Qeveri.
Vjen dhe merr pjesë në një protestë politike kundër Qeverisë, nuk është se i bën ndonjë dëm Qeverisë së Shqipërisë, por ndryshon komplet kahjen, tregon që e ka pasë hipokrizi nacionalizmin, tani ai po funksionon si politikan i Kosovës, është shumë mirë që funksionon kështu si politikan i Kosovës, që ka shtetin e vet, ka shoqërinë e vet, që ka hallet e veta që duhet zgjidhur, si një politikan që premtoi se do ta ndalte boshatisjen e Kosovës. \kosovalive.net\