Live

Analisti Spahiu: Albin Kurti më patriot se sa Vjosa Osmani, Kurti do ta nënshkruaj autonominë për serbët

22:29 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Nexhmedin Spahiu.

Spahiu ka diskutuar çështje të ndryshme por me fokus ngjarjet e ndodhura së fundmi në vend dhe për zgjidhjen ultimative për Kosovën dhe Serbinë.

Analisti Spahiu tha se Albin Kurti është më patriot se presidentja Vjosa Osmani, duke theksuar se nuk dyshon aspak në patriotizmin e Kurtit. Tutje ai pohoi se kryeministri do ta nënshkruaj autonominë për serbët.

“Akoma nuk mund ta dimë të paktën jo për gjykimin tim. Një gjë dihet që unë nuk dyshoj në patriotizmin e Albin Kurtit nuk është që p.sh mendoj për presidenten Vjosa Osmani që mendoj që nuk është aspak patriote që është vetëm një person dhe jo një patriote. Albin Kurti megjithatë është një patriot i dëshmuar. Tani nëse lëvizjet e tij politike janë të qëlluara apo jo do ta shohim më vonë. Pavarësisht se çka do të ndodhë, ajo që do të nënshkruhet do të tregojë këtë gjendjen në teren dhe prandaj është ndryshimi i realiteteve në teren më i rëndësishëm sesa çdo gjë tjetër. Në planin të paktën atë versionin që e kemi lexuar të botuar është asosacioni veç është paraparë edhe pse nuk është përmendur në mënyrë destive por është shkruar në qeverisje për serbët. Që nënkupton autonomi për serbët se si do të realizohet ajo autonomi a do të jetë asosacion apo ku ta di si do quhet me çfarë emra. Por është një shumë me rëndësi se atu po flitet për autonimë me të madhe serbe nga ajo që ka paraparë kushtetuta e Kosovës edhe kjo njëkohësisht për njohje, përderisa atu flitet për njohje e simboleve kombëtare të Kosovës, kjo nënkupton njohjen e kombit të Kosovës”, pohoi ai.

Spahiu tha se ka besim në kryeministrin Kurti se pavarësisht që kanë ndryshuar shumë gjëra, ai nuk do ta bëjë ndonjë gabim që do e dëmton Kosovën.

“Besoj që do ta nënshkruante për shkakun në një rast nëse ai del fitues në këtë betejë. Domethënë nëse niveli i autonomisë së serbëve të Kosovës nuk do ta rrezikojë funksionimin e shtetit të Kosovës. Pavarësisht se çka ka thënë deri më tani shumë gjëra kanë ndryshuar dhe besoj që edhe këtë hap do ta gëlltiste, por nuk besoj që ai do të bënte një veprim i cili do ta dëmtonte Kosovën. Ne po e shohim natyrisht se ai kërkon njohjen për shkak se njohja i duhet Kosovës, Vuçiq kërkon autonominë e serbëve sepse ajo i duhet atij për t’i ushtruar ndikim mbi shtetin e Kosovës. Kështu që secili e ka pjesën e vet këtu te pazarit.

Ai tutje tha se Kosovës i duhet njohja e Serbisë dhe 7 vendeve tjera që janë në Bashkim Evropian, ndërsa njohjet e vendeve tjera nuk janë të rëndësishme.

“Neve na duhet njohja e Serbisë. Gjithsej Kosovës i kanë ngelur 8 njohje që janë të rëndësishme domethënë njohja e Serbisë, Kinës, Rusisë dhe pesë vendet e Bashkimit Evropian nga të cilat varet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, OSBE, NATO. Kështu që tjerat njohje nuk janë të rëndësishme”, tha ai. /Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua