Live

Angelina Jolie zgjedh të mos udhëtojë gjatë pushimeve, fëmijët kalojnë kohën me Brad Pitt

14:17 / 23 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

E HËNË, 23 DHJETOR 2019 | KOSOVALIVE

Përkundër faktit se marrëdhënia e Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk është akoma më e harmonishme, aktorja ishte akoma e gatshme të qëndronte sërish në Los Anxhelos gjatë pushimeve vetëm, në mënyrë që gjashtë fëmijët e tyre të mund të kalonin kohën me babanë e tyre.

Duket sikur edhe pse ish-çifti është akoma i përfshirë në betejat ligjore, ata në të vërtetë po punojnë për të qenë bashkë-prindër më të mirë, transmeton KosovaLIVE.

Tifozët e Jolie dinë shumë mirë se sa i pëlqen asaj të udhëtojë dhe të marrë së bashku fëmijët.

Sidoqoftë, këtë vit ajo vendosi në mënyrë specifike të qëndronte në shtëpi, në mënyrë që Brad të mund t’i shihte fëmijët gjatë pushimeve.

Një burim i brendshëm i thotë HollywoodLife se ‘Angelina mendon se është e rëndësishme që fëmijët ta shohin babanë e tyre për Krishtlindje, kështu që ajo është siguruar që të jetë në L.A për pushimet. Ata do të ndajnë kohën me fëmijët në mënyrë të barabartë gjatë Krishtlindjeve, kjo është se si e bënë atë vitin e kaluar dhe këtë vit nuk do të jetë më ndryshe.’

Sigurt, kjo pason edhe raportet që Brad është super i ngazëllyer për pushimet me familjen e tij dhe pas asnjë dramë, transmeton KosovaLive.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...